Presidenti serb Aleksandar Vuçiç deklaroi  se vendi i tij dëshiron të jetë vendi i takimit midis presidentit të zgjedhur të SHBA-së Donald Trump dhe presidentit rus Vladimir Putin.

Në një deklaratë për një kanal televiziv, Vuçiç rikujtoi se Trump ka njoftuar se po punonohet për organizimin e një takimi me Putinin.

“Trump mori mbështetjen më të madhe në Evropë nga Serbia gjatë periudhës zgjedhore. Putin është gjithashtu shumë i popullarizuar në Serbi”, tha ai.

Sipas tij ,Serbia është e gatshme të jetë mikpritëse e takimit midis Trumpit dhe Putinit , dhe plotësisht e përgatitur të garantojë sigurinë e dy liderëve.

Disa ditë më parë, presidenti i sapozgjedhur i SHBA-së, Donald Trump theksoi  se tashmë po punonte për organizimin e një takimi me Putinin.

Duke komentuar këtë deklaratë, Kremlini vuri në dukje se udhëheqësi rus është “i hapur për kontakte”.

Ndërkohë, Ministria e Jashtme e Ukrainës shtoi  se Kievi pret që një takim midis Zelenskyt dhe Trump të zhvillohet menjëherë pas inaugurimit të tij më 20 janar.

 

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb