Të rënë në gjumë në dyshemetë e “burgut” luksoz me 5 yje, 11 princa sauditë, ministra të qeverisë dhe biznesmenë presin fatin e tyre pas arrestimeve në operacionin më të madh anti-korrupsion të mbretërisë në historinë moderne.

Në një foto ekskluzive nga Dailymail,  të arrestuarit janë mbledhur sëbashku në hotelin Ritz Carlton në Riad, kryeqytetin saudit, brenda në një prej dhomave të saj më luksoze, të mbështjellë me batanije dhe duke fjetur mbi një dyshek të hollë.

Mes të arrestuarve është edhe princi Al-Waleed bin Talal, nip i mbretit, që ka një pasuri prej 18 miliard dollarësh.  Ai vizitoi Shqipërinë kohë më parë, ku u takua me ministrin e Jashtëm Ditmir Bushati si dhe kryeministrin Edi Rama.

Image result for ditmir bushati princi al waleed
Princi Al-Waleed bin Talal takim me Bushatin ne Shqiperi

Fotografia u zbulua pasi Presidenti amerikan Donald Trump mbështeti njeriun që urdhëroi arrestimet masive, princin Mohammed bin Salman, trashëgimtari i pamëshirshëm e ambicioz i fronit.

Në dy postime të bëra gjatë rrugës së kthimit nga Japonia në SHBA, Trump shkroi: “Kam besim të madh tek Mbreti Salman dhe Princi i Kurorëzuar i Arabisë Saudite, ata e dinë fare mirë se çfar po bëjnë. Ata po trajtojnë ashpër “mjeljen” e vendit të tyre për vite me radhë.

princa
Foto e DailyMail: Princat flene ne toke pas arrestimit

 (e.f/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb