KINE – Një 35-vjeçar kinez njihet me 32 vjeçaren Xiaojin Tuan me anë të internetit. Ata nisën të chatonin me njeri tjetrin, deri sa mes tyre nisi të kishte ndjenja. Kështu Mao bleu biletën e avionit për të takuar femrën që i kishte rrëmbyer zemrën, biletë për të cilën pagoi 7 mijë euro.
Por qysh në takimin e parë diçka shkoi keq. Siç shkruan “Mirror” Mao dhe Tuan u dashuruan online dhe djali vendosi të takojë vajzën që donte, duke shpenzuar jo pak për biletën e udhëtimit nga Harbin, në veri të vendit, për në Suzhou, në ekstremin jugor të Kinës. Ata lanë takim në një bar, por në momentin e përballjes Mao mbeti pa fjalë.
“E mbaj mend shumë mirë imazhin e profilit që kishte online dhe kur kjo femër m’u ul pranë mbeta i shokuar. Ishte krejt ndryshe, më e shëndoshë dhe me fytyrën të mbushur me puçrra”-thotë ai. I inatosur nga zhgënjimi 25 vjeçari nisi ta qëllojë me grushta dhe shkelma, duke bërë që të ndërhyjnë personat e pranishëm për t’i ndarë.
35-vjeçari u shoqërua në polici, por gjatë marrjes së versionit të saj nga policia, 32- vjeçarja nuk bëri denoncim.

(er.cu/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: