SERBI

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç, ka zhvilluar sot një takim me ambasadorë të vendeve të Quintit, SHBA-së, Britanisë së Madhe, Francës, Italisë, Gjermanisë, si dhe shefin e delegacionit të BE-së, ku ka biseduar për situatën e vendit të tij. Në fjalën e tij, Vuçiç është shprehur se Serbia ndodhet në një pozitë të vështirë.Vuçiç tha se Serbia do të sillet në mënyrë racionale dhe serioze, dhe se në momentin që Prishtina ta heqë taksën do të rifillojnë bisedimet me ndërmjetësimin e Bashkimit Evropian.

Biseda e tyre  është mbajtur me dyer të hapura, presidenti Serb ka diskutuar me ambasadorët rreth Samitit të Berlinit  pjesë e të cilit kanë qenë pjesë liderë të Ballkanit Perëndimor, përfaqësues të lartë të BE-së, Federica Mogherini si dhe për dialogun me Kosovën.

Përfaqësuesit e vendeve të Quintit dhe të BE-së, i kanë bërë thirrje presidentit serb që të vetëpërmbahet dhe të vazhdojë me përgjegjësi për zgjidhjen serioze të problemeve në rajon, me qëllim të stabilizimit të plotë të situatës politike.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb