BEOGRAD

Edhe pse Kosova nuk ka hequr dorë për asnjë moment nga taksa me Serbinë, së fundmi janë shtuar vendet që i kërkojnë asaj të bëjë kthesë dhe të reflektojë për të hequr barrierën tregtare.

Pas SHBA dhe Anglisë, sot ka qenë Italia, e cila i ka kërkuar Kosovës të heqë taksën e aplikuar për Serbinë.

Ka qenë kryeministri italian, Giuseppe Conte, i cili është shprehur se rruga që po ndjek Prishtina zyrtare  është e gabuar, ndërsa theksoi se palët duhet të reflektojnë dhe të shohin drejt dialogut si e vetmja alternativë për t’u anëtarësuar në Bashkimin Europian.

“Unë e përsëris, sipas mendimit tim, vendimet e njëanshme të marra nga Prishtina nuk dërgojnë askund. Mendoj se e vetmja mënyrë për të shpejtuar rrugën drejt dialogut është që të gjitha palët të tregohen të mençura”, ka thënë Conte në një konferencë të përbashkët  ne Aleksandër Vuçiçin.

(n.m/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb