Udhëheqësi i Listës Serbe në Kosovë, Goran Rakiç dha dorëheqje nga posti i kryetarit të Komunës së Mitrovicës së Veriut.

Njoftimi u bë në një seancë të jashtëzakonshme të Kuvendit Komunal të Mitrovicës së Veriut.
Rakiç tha se jep dorëheqje për shkak të “shtypjes së vazhdueshme institucionale”, përkatësisht vendosjes së taksës 100% mbi prodhimet e importuara nga Serbia.

Javën e kaluar, Kosova ka rritur nga 10% në 100% taksën mbi të gjitha mallrat e importuara nga Serbia dhe Bosnje e Hercegovina.

Komuniteti ndërkombëtar, përfshirë sekretarin amerikan të Shtetit, Mike Pompeo, i ka bërë thirrje Kosovës që të heqë këtë detyrim doganor.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb