TIRANE- Deputeti i LSI-së Përparim Spahiu përmes një statusi në faqen e tij të ‘Facebook’-ut ka reaguar lidhur me vendimin për taksat e banesave. Spahiu theksoi me ironi se ministri i Financave Ahmetaj dha sot lajmin e madh.

Kujtojmë se taksa e re e pronës parashikohet të mblidhet nëpërmjet faturës së dritave. Ajo përfshin 0.05 % e vlerës së banesës, skemë që pritet të nisë të aplikohet që nga muaji prill.

MESAZHI I SPAHIUT
Ministri i Financave jep lajmin e madh:
Fillon mbledhja e taksave të shtëpive e s’keni ku ti shpëtoni, pasi do ta keni në faturën e dritave…

Shumë mirë, por si nuk dhatë një lajm se u hap një biznes i ri, se u punësuan disa të rinj, se doli nga skema e ndihmës ekonomike një familje pasi ju gjet një punë kryefamiljarit, se Qeveria pranon minimumin jetik, se sot nuk pati asnjë lajm për vrasje, grabitje apo kapje tonelatash droge…

A po, kemi dhe lajmin e përditshëm të mbjelljeve të pemëve???
(ed.me/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: