SHBA

Takimet e zhvilluara në Shtëpinë e Bardhë mes  delegacionit të Shteteve të Bashkuara dhe Meksikës nuk kanë sjellë asnjë marrëveshje në lidhje me temën e taksave. Negociatat vazhdojnë, por në lidhje me çështjen vijon kërcënimi i presidentit Donald Trump për të goditur të gjithë të mirat e importuara me taksa 5 %. Dhe jo vetëm, administrata e Shteteve të Bashkuara ka edhe kërcënuar të ngrejë taksat deri në 25 % deri në tetor nëse Meksika nuk do zgjidhë çështjen e fluksit të emigrantëve ilegalë.

Në marrëveshjen me Meksikën janë deklaruar ‘progrese, jo të mjaftueshme’, ka nënvizuar tycoon.  Në mungesë të një marrëveshjeje,  taksat prej 5% do të rriten të hënën duke u ngritur vazhdimisht.

“Sa më shumë të rriten, aq më i madh do të jetë numri i kompanive që do të spostohen drejt Shteteve të Bashkuara”, -është shprehur Trump.

(Balkan Web)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb