TIRANE- Kreu i LIBRA-s, Ben Blushi premtoi publikisht se prioritet i partisë së tij do të jetë ulja e taksave për shtresën e mesme.

Me anë të një statusi në rrjetin social ‘Facebook’, Blushi ndër të tjera veçoi se LIBRA do stimuloj bizneset inventive dhe do reduktoj tatimin mbi të ardhurat e mijëra profesionisteve të shkolluar.

“Një administrator kompanije sot paguan deri në 23 për qind taksë mbi pagën, ndërkohë që pronari paguan 15 për qind. LIBRA do ta përmbysë këtë padrejtësi qe takson dhjamin më shumë se trurin.”, tha Blushi.
16115027_455879871202327_979040863032013310_n
STATUSI I BLUSHIT
ME PAK TAKSA PËR SHTRESËN E MESME.

LIBRA ka vendosur të jete Fuqia e Shtresës së Mesme. Në Shqipëri shtresa e mesme është jetime dhe në gjithë këto vjet është braktisur duke u tkurrur dhe duke u varfëruar. Partitë e Vjetra përfaqësojnë vetëm të pasurit në emër të të cilëve bëjnë ligje duke i futur dhe në parlament. Ne do i ulim taksat për shtresën e mesme, do stimulojme bizneset invovative dhe do reduktojmë tatimin mbi të ardhurat e mijëra profesinistëve të shkolluar të cilët paguajne sot më shumë se pronarët e tyre. Një administrator kompanije sot paguan deri në 23 për qind taksë mbi pagën, ndërkohë që pronari paguan 15 për qind. LIBRA do ta përmbysë këtë padrejtësi qe takson dhjamin më shumë se trurin.
(ed.me/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: