Deputetja e PD, Albana Vokshi gjatë seancës parlamentare pati kohën e fjalimit të saj lidhur me tenderat dhe menaxhimin e taksave.

Vokshi u shpreh se në ditët e sotme nuk ka më konkurrencë lidhur me tenderat duke mos zhvilluar as gara, çka do të thotë se po keq menaxhohet taksat.

Ndërkohë që sipas Vokshit, fajtor për situatën që ajo pretendon është Rama i cili pasohet nga Veliaj.

Vokshi tha se gjithashtu këto janë pasojë edhe e shkatërrimit sipas saj të zgjedhjeve.

Albana Vokshi:

‘Sot tenderat bëhen pa garë dhe kjo sjell mos konkurrencën

Sot është rritur numri I tenderëve që negociohen, që shkojnë te fondi limit, që ka vetëm një emër

Rama mbron korrupsionin, ai është përgjegjës për keqadministrimin e taksave të shqiptarëve.

Ndërkohë Veliaj është kapur në flagrancë me një rrugë që e kishte marrë njëherë një tender, me ato lek ai bëri zgjedhjet dhe më pas u shkatërruan të gjitha proceset e tjera edhe ato të zgjedhjeve.

Jua kanë thënë edhe raportet vjetore që zgjedhjet janë shkatërruar, nuk latë gjë pa ndërhyrë e pa shkatërruar.

Nisur nga Rama deri tek Veliaj”, tha Vokshi:

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: