SERBI

Presidenti i Serbisë, Aleksander Vuçiç do zhvillojë një mbledhje të jashtëzakonshme me ambasadorët e huaj në Beograd, pas vendimit të Kosovës për të vendosur taksë 100% për produktet serbe.

Vuçic ka thirrur në një takim të jashtëzakonshëm ambasadorët e Kinës, Rusisë , BE-së dhe vendeve të QUNITIT, raporton media serbe Tanjug.

Sipas medias serbe, Vuçiç gjithashtu ka thirrur edhe një mbledhje të Këshillit për Siguri Kombëtare të Serbisë pas masave të Qeverisë së Republikës së Kosovës.

Vendimi i sotëm i Qeverisë së Kosovës për të rritur taksën me 100% për mallrat serbe dhe boshnjake është marrë si kundërpërgjigje për fushatën agresive të Serbisë kundër Kosovës.

(d.d/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb