Nga: OLA MITRE

TIRANE- Vetëm gjatë 3 javëve të fundit, pranë Drejtorisë së Shëndetit Publik, në kryeqytet janë depozituar 20 ankesa nga biznese të ndryshme, të cilat ankohen se po paguajnë nga dy herë për akt-miratimin higjieno-sanitar. Shkak për këtë situatë duket se është bërë moskoordinimi i detyrave mes Inspektoratit Shtetëror Shëndetësor dhe DSHP-së në Tiranë.

Ndërkohë që, përfaqësues të drejtorisë shprehen se, “edhe kryeinspektorët e ISHSH-së i cilësojnë si të kundërligjshme veprimet që po merren nga dega e Tiranës”.

Problematika u denoncua edhe më herët nga “Gazeta Shqiptare”, por pavarësisht kësaj, sipas subjekteve, ISHSH Tiranë vazhdon të mos njohë akt-miratimet e lëshuara nga DSHP e për pasojë po i detyron të paguajnë sërish për të nxjerrë lejet e reja, pasi në të kundërt do të gjobiten.

LIGJI & KONFLIKTI
Sipas ligjit “Për shëndetin publik dhe Inspektoratin Sanitar Shtetëror”, të drejtën për lëshimin e aktmiratimit higjieno-sanitar e ka struktura vendore. “Struktura vendore e shëndetit publik, pasi bën ekspertimin higjieno-shëndetësor paraprak, jep akt-miratimin për: miratimin e sheshit të ndërtimit; miratimin e projektit ndërtimor, teknologjik, rindërtimit, rikonstruksionit; vënien në Ola Mitre shfrytëzim të objektit”, thuhet në nenin 6 të këtij ligji. I njëjti nen saktëson se, “kur vërehen shkeljet e sipërpërmendura, inspektorati që mbulon fushën e shëndetit ndalon me vendim fillimin ose vazhdimin e punimeve, duke kërkuar plotësimin e mangësive”.

Kjo do të thotë se të drejtën për të dhënë këtë dokument e kanë DSHPtë, ndërkohë që ISHSH-ja duket se është në shkelje të ligjit. Megjithatë, i pyetur nga “GSH” rreth 3 javë më parë, kryeinspektori i ISHSH-së për Tiranën, Gjergj Koja u shpreh se veprimet bazohen në një urdhër të ministrit të Shëndetësisë, Ilir Beqaj.

Lexoni shkrimin e plotë në Gazeta Shqiptare (print)

(el.sp/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: