Afganistan-Të paktën 17 ushtarë afganë janë vrarë dhe 11 të tjerë janë marrë peng, gjatë një sulmi të talebanëve kundër një baze ushtarake në Pusht Rod, në provincën perëndimore të Farah.

Lajmin e bën të ditur shefi i bazës Ghausuddin Noorzai, që shton që sulmi, i filluar dje pasdite ka vazhduar deri mëngjesin e sotëm dhe të paktën edhe katër ushtarë të tjerë kanë mbetur të plagosur.
(da.xha/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb