TIRANË


Kryetari i Bashkisë së Tiranës Erion Veliaj ka mbajtur një takim elektoral me qytetarët e njësisë numër 3 në kryeqytet.


Veliaj ndër të tjera ka shënjestruar opozitën e vendit. Ai tha se vetëm në Afganistan mund të ndodhë që opozita nuk hyn në zgjedhje. Veliaj shtoi se kjo opozitë nuk hyn në zgjedhje, ndërkohë që PS ka hyrë në zgjedhje kur ka qenë në opozitë, edhe pse është dërrmuar nga ana e maxhorancës së kohës.

“I vetmi vend në botë ku pengohen zgjedhjet është Afganistani. Talebanët e bëjnë këtë. I bie që një pjesë e shoqërisë sonë është talebane. Kjo që po ndodh ka ndodhur vetëm në Afganistan. Nuk ka vend në botë që nuk do të shjkojë në zgjedhje. Ne u vramë dhe u çapluam, shkuam me Saliun. Kujtoni 1996, kujtoni 1997, 4000 të vrarë dhe prapë i kemi mundu me ata përballë në kutinë e votimit.


Një grup partish flet në gjuhë talebane dhe kundërshtojnë amerikanët. Më mirë influenca amerikane sesa ruse. Nëse do zgjedhim se kë do kemi mik, unë besoj se është e qartë, me amerikanët dhe perëndimin jemi të gjithë. Të marrësh paratë e rusë dhe t’i bësh molotov ose t’i harxhosh për të shkatërruar institucionet, kjo është poshtërsi, por është njësoj të godasësh shtëpinë tënde. Data 30 qershor është referendum për të ardhur më vete. Këta nuk flasin për shkollat sepse kalamajtë e tyre shkojnë në shkolla të huaja, jo këtu.”, tha Veliaj ndër të tjera.

(d.xh/Balkanweb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb