Së paku gjashtë ushtarë afganë janë vrarë nga sulmet e talibanëve në dy pika të kontrollit të ushtrisë. Zëdhënësi i provincës Zabul, Gul Islam Seyal tha se gjashtë ushtarë tjerë kanë mbetur të plagosur gjatë sulmeve. Nga përleshjet e armatosura kanë mbetur të vrarë 22 talibanë.


Asadullah Kakar, anëtar i Këshillit provincial, tha se forcat qeveritare u tërhoqën nga pikat e kontrollit pas përleshjeve. Ky rajon që ndan kufirin me Pakistanin njihet si një fortesë e talebanëve. Talebanët kanë vazhduar sulmet kundër trupave afgane dhe atyre huaja, pavarësisht mbajtjes së disa raundeve të bisedimeve të paqes me Shtetet e Bashkuara në Katar.


Palët kanë bërë përparim, por nuk kanë arritur një marrëveshje përfundimtare për përfundimin e luftës 17 vjeçare.