Lucas Ocampos është njëri nga talentet më të mëdhenj argjentinas që aktivizohet me Monacon. 21-vjeçari ka qenë i huazuar në Olimpique Marseille nga Monaco në gjashtë muajt e fundit dhe ai ka deklaruar se nuk do të mbetet pjesë e kampionatit francez.

Sulmuesi i talentuar ka marrë dy oferta të rëndësishme nga klube të mëdha italiane dhe është duke i shqyrtuar ato. Mediat franceze kanë raportuar se në garë për të janë Roma dhe Fiorentina të cilat janë të gatshme t’i ofrojnë kontratë pesë vjeçare ish-anëtarit të River Plate.

Monaco kërkon rreth 12 milionë euro për yllin e saj, ndërsa në garë janë edhe Tottenham Hotspurs dhe Wolfsburg.
(ed.me/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: