Armando Broja nuk përmbahet më as kur luan me ekipin e 23-vjeçarëve të skuadrës së Çelsit. Sulmuesi i Shpresave të Shqipërisë është aktivizuar sot me ekipin e dytë të bluve dhe ka shkëlqyer duke gjetur rrugën e rrjetës 18-vjeçari është aktivizuar në minutën e 56-të, ndërsa 20 minuta më pas ka tundur rrjetën e skuadrës së Bllekbërnit, duke u dhuruar londinezëve fitoren 2-1.


Forma e shkëlqyer e Brojës ka bërë që të rriten kuotat e tij dhe në sytë e Edi Rejës, që pritet ta thërrasë me përfaqësueses A të Shqipërisë së shpejti, por edhe në sytë e Frenk Lampardit, trajnerit të Çelsit, që nuk ngurron t’u japë dorën talenteve të skuadrave të ekipeve zinxhir.


(Balkanweb)


Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: