Luis Hasa është gati të bëhet lojtar i ri i Napolit. Ish-mesfushori i Juventusit, i cili është në pronësi të Lecces, pritet që në orët e ardhshme t’i nënshtrohet ekzaminimeve mjekësore.

Futbollisti shqiptar nuk gjeti hapësirë ​​te Lecce, ku u aktivizua në fushë vetëm një herë, bëhet fjalë për 24 shtatorin e kaluar, në Kupën e  Italisë në Via del Mare kundër Sassuolos (0-2).

Ai ndiqej prej kohësh nga Napoli dhe më në fund transferimi po kryhet, me palët që janë të lumtura për akordin. Te Lecce, talenti i njohur nuk ishte në planet e trajnerit Giampaolo dhe largimi ishte zgjidhja më e mirë e mundshme.

Hasa ka luajtur në ekipet kombëtare të të rinjve të Italisë, duke bërë tre paraqitje për U-21 deri më tani.

(J.S/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb