Ata po shijojnë të gjithë së bashku pushimet e tyre në Bahamas.
Tamara Ecclestone, 34 vjeç, më bashkëshortin e saj Jay Rutland, 38 dhe vajza e tyre e vogël Sophia, po shjojnë diellin dhe plazhin në ‘Plazhin e derrave’.
Tamara është shfaqur e mrekullueshme me bikini portokalli, teksa mbante në krahë vajzën e saj të vogël.
Të gjithë janë zbavitur teksa shijonin detin dhe ushqenin derrat në Exumas.
Exuma është një vend shumë i bukur në Bahamas, i përbërë nga rreth 365 ishuj.
Ky vend quhet jo zyrtarisht Pig Beach (Plazhi i Derrave), sepse ai është një shtëpi për derrat e egër dhe mbetet e pabanuar nga të tjera kafshë.