Kryeministri Edi Rama në një intervistë dhënë për “Al Jazeera” për situatën politike në Shqipëri, i bën thirrje opozitës të vendit që të reflektojë.

Rama thotë se bojkoti i zgjedhjeve ishte vetëvrasje për opozitën, por sipas tij e ardhmja duhet parë me optimizëm dhe në funksion të paqes sociale në vend.

“Politika duhet të bëjë punën e saj për të bashkuar vendin. Por sigurisht, tangoja vallëzohet dyshe. Shpresoj që miqtë tanë në opozitë të reflektojnë për këtë dhe të kuptojnë që ajo çfarë bënë ishte një katastrofë për vetë ata”, deklaroi Rama ndër të tjera.

  • foto galeri

Të dielën, pas mbylljes së kutive të votimit, Kryeministri ftoi opozitën për dialog pa kushte, si shprehje të vullnetit për t’u angazhuar për çeljen e negociatave të anëtarësimit në Bashkimin Evropian.

Kryeministri tha se pjesë e bisedimeve mund të jetë reforma zgjedhore, por jo reforma në drejtësi.

(d.xh/Balkanweb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb