Nga dëshminë e Alkond Bengasit që ka tashmë statusin e bashkëpunëtorit të drejtësisë, policia zbuloi përfshirjen e dy personave nga Kosova në grabitjen e Rinasit.

Nuk dihet ende se cili ka qënë roli i tyre në këtë ngjarje, por Alkond Bengasi ka pranuar se në drekën mes tij e Admir Muratajt, por edhe dy kushërinjve të tij nga Elbasani, Klement Çala dhe Eldi Çala kanë qenë edhe dy kosovarë, njëri prej tyre i njohur me pseudonimin “Tani” siç raporton për “BalkanWeb” gazetarja Dorjana Bezat.

Pikërisht në bazë të dëshmisë së tij, policia shqiptare ka nisur bashkëpunimin me autoritetet kosovare për të identifikuar dhe arrestuar 2 personat, që dyshohet të jenë përfshirë në grabitjen e 9 Prillit.

Më herët kur u arrestuan katër personat e parë për përfshirjen në ngjarje “BalkanWeb” mësoi se banda e grabitësve lëvizte mes Tiranës e Prishtinës dhe kthehej në një bazë në Elbasan dhe një tjetër në Tiranë, diku në zonën e Freskut.

Admir Murataj, personi që konsiderohej si truri i grabitjes, mbeti i vrarë në tentativën për t’u arratisur me furgonin e modifikuar “Hetimi Tatimor” janë 5 deri më tani të arrestuarit për ngjarjen:

Alkond Bengasi
Renaldo Sula
Oltian Veseli
Saimir Çela
Elton Pikli

(m.a/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb