Ky mini-dron fluturues ka një kamera që i ndihmon njerëzit të kryejë selfie-n perfekte nga çdo cep. Konceptimi i ri i dronëve i quajtur “Selfly” mund që edhe të ngjitet pas çdo smartphone-i dhe më pas të mund të lëvizë në mënyrë të pavarur. Kështu përdoruesit e saj mund të nxjerrin shkrepje perfekte për rrjetet sociale nga kënde të ndryshme.

Sipas uebsajtit të teknologjisë Kickstaretr, kjo pasisje do të kushtojë vetëm 99 dollarë.

Shpikësi i saj Hagay Klein tha: “Mendoni për Selfly sikur të keni një fotograf personal mbrapa vetes që ju ndjek ngado dhe mund të shkrepë foto të mrekullueshme”.

“Selfly mund të kapë momentet më të mrekullueshme nga këndvështrime të ndryshme, dhe është aq komod sa mund ta mbani në xhepin tuaj, sidomos për ju që urreni shkopat e selfieve.

(e.f/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: