“Blu me të zezë apo i bardhë dhe i artë”, ishte pyetja e cila vuri në dilemë gjithë botën, madje edhe shkencëtarët nuk ishin në gjendje për t’i bindur njerëzit.

Por buja që bëri ky fustan, është shfrytëzuar nga kompania që e ka krijuar. Kjo shtëpi e modës ka vendosur, sipas gëzimit të të gjithë atyre që e kanë parë këtë fustan me ngjyrë të bardhë dhe të artë, që këtë fustan ta bëjë në një koleksion të limituar pikërisht në këtë version: të bardhë dhe të artë.

Megjithatë, kjo shtëpi e modës ka shfrytëzuar popullaritetin global të këtij fustani për bamirësi dhe në këtë mënyrë koleksioni i limituar i fustanit me ngjyrë të bardhë dhe ari do të dalë në shitje përmes një ankandi me qëllim për të mbledhur para për organizatën humanitare Comic Relief.

(m.k/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: