Eurodeputetja sllovene, Tanja Fajon, njëherësh raportuesja për Kosovën ka fituar edhe një mandat tjetër në Parlamentin Europian.

Lajmin e ka bërë të ditur vetë Fajon në Twitter, ku ka shprehur gëzimin se do të vazhdojë të jetë anëtare e PE-së për 5 vitet e ardhshme. Ajo gjen rastin të falenderojë mbështetësit e saj.

“Faleminderit të gjithëve për mbështetjen dhe besimin tuaj në zgjedhjet e Parlamentit Europian 2019. Ju më keni bërë një vlerësim të madh, por unë e vetëdijshme gjithashtu për përgjegjësitë e jashtëzakonshme dhe premtoj se do të vazhdoj të punoj shumë për Slloveninë dhe për të gjithë ne për një Bashkim Europian më të mirë”, shkruan Fajon.

  • foto galeri

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb