Tanja Fajon, raportuesja në Parlamentin Evropian për vizat deklaruar se Kosova i ka përmbushur kriteret e fundit për liberalizim të vizave për qytetarët e saj.

Fajon këto deklarata i ka bërë në takimin e mbajtur në Bruksel me zëvendëskryeministrin Enver Hoxhaj.

“Liberalizimi i vizave është top prioritet i Kosovës. Unë e rekomandoj fuqishëm mbështetjen time për këtë proces dhe inkurajoj Komisionin Evropian të jap vlerësimin e saj për progresin sa më shpejt të jetë e mundur”, ka shkruar ajo në Twitter.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb