TIRANË

Ministri i Brendshëm Sandër Lleshaj ka reaguar pas lajmit të trishtë, ku humbi jetën major Klodian Tanushi në spital katër ditë pasi mbeti i plagosur në kampin ushtarak “Adazi” në Letoni.

Teksa i shpreh ngushëllime familjes, Lleshaj e cilëson humbjen e majorit si një lajm tjetër tronditës për çdo shqiptar.

“Humbja e major Klodian Tanushit është një tjetër lajm tronditës për çdo shqiptar. Ngushëllime familjes dhe Forcave të Armatosura.

U prehtë në paqe!”-shkruan Lleshaj.

(n.m/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: