Departamenti i statistikave financiare në Bankën e Shqipërisë raporton se investimet e huaja direkte kanë thyer rekordin në fund të vitit 2018 duke arritur në 1 miliard euro. Sipas statistikave të Bankës Qëndrore fluksi i investimeve është përqëndruar kryesisht në sektorin e energjisë dhe gazit si dy sektorët më të pëlqyer për investitorët, ndërsa bujqësia dhe hoteleria nuk kanë thithur ende kompani të huaja.



Peshë të konsiderueshme vijojnë të mbajnë dy projektet në energjetikë, siç është ndërtimi i gazsjellësit TAP si dhe ndërtimi i hidrocentralit në lumin Devoll. Por paralelisht me këtë situatë, 2018 ka shënuar edhe rritje të remitancave.


Thënë ndryshe familjet shqiptare kanë përfituar më shumë para nga të afërmit e tyre në emigrim.Duke ju referuar të dhënave nga Banka e Shqipërisë rezulton se remitancat, prurjet e emigrantëve arritën në 670 milion euro vitin që lamë pas. Kjo shifër rezulton 5.3% më ë madhe se viti 2017.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: