TIRANE – Trans Adriatic Pipeline AG” ka përzgjedhur një ndërmarrje të përbashkët të përbërë nga Renco S.p.A (Itali) dhe Terna S.A. (Greqi) për Inxhinierinë, Prokurimin dhe Ndërtimin (EPC) e stacioneve të kompresorëve të projektit.

Në Greqi, kontrata mbulon ofrimin e inxhinierisë, prokurimit, ndërtimit dhe testimit të një stacioni kompresorësh në Kipoi, në afërsi të kufirit greko-turk. Në Shqipëri, kontrata mbulon ofrimin e inxhinierisë, prokurimit, ndërtimit dhe testimit të një stacioni kompresorësh në Fier dhe një stacioni matës në Bilisht. Stacioni matës është projektuar për matjen e gazit natyror që vjen nga seksioni grek i “TAP”-it.

Ndërtimi i stacioneve të kompresorëve planifikohet të nisë në gjysmën e dytë të vitit 2016 dhe do të zgjasë për rreth dy vjet. Stacionet e kompresorëve do të ndërtohen në përputhje me standardet më të larta ndërkombëtare të industrisë për shëndetin dhe sigurinë. Ato do të ndërtohen larg zonave me popullsi të dendur dhe do të kenë ndikim minimal në mjedis dhe në komunitetet vendore. Kontrata për furnizimin e gjashtë njësive të turbinave të gazit me turbo për kompresim që do të instalohen në stacionet e kompresorëve u lidh në shtator të vitit 2015 me Siemens-in.

Ian Bradshaw, drejtori menaxhues i TAP-it, tha se: “Dëshiroj të përgëzoj kontraktorët tanë të suksesshëm EPC të stacioneve të kompresorëve – Renco S.p.A dhe Terna S.A. – për ofertat e tyre të suksesshme, dhe gjithashtu dëshiroj të falënderoj të gjitha kompanitë që kanë marrë pjesë në procesin e tenderimit.
(er.nu/Gazeta Shqiptare/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: