Trans Adriatik Pipeline (TAP) AG ka bërë të ditur se ndërtimi i gazsjellësit në territorin e Shqipërisë po ecën pa vonesa. TAP AG njoftoi se 87.5 për qind e rrugëve dhe urave në Shqipëri tashmë janë përmirësuar.

Rruga TAP nëpër Shqipëri është rreth 215 kilometra dhe 37 km në det të hapur në pjesën shqiptare të detit Adriatik. Ajo fillon në Bilisht Qendër në rajonin e Korçës në kufirin shqiptar me Greqinë, dhe arrin në detin Adriatik 17 km në veri-perëndim të Fierit, 400 metra në brendësi nga bregu.

Në verën e vitit 2015, TAP ka filluar ndërtimin dhe rehabilitimin e rrugëve dhe urave përgjatë rrugës së gazsjellësit në Shqipëri. Puna pritet të përfundojë gjatë vitit 2016.

Tubacioni 870 kilometra do të jetë i lidhur me Gazsjellësin Trans Anatolian (TANAP) në kufirin turko-grek, drejtuar përmes Greqisë, Shqipërisë dhe detit Adriatik, para se të mbërrijë në jug të Italisë. Aksionerët e TAP-it përbëhet nga BP (20 për qind), SOCAR (20 për qind), Snam S.p.A. (20 për qind), Fluxys (19 përqind), ENAGAS (16 për qind) dhe Axpo (5 për qind).

(m.k/News24/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: