Dekori gati ka përfunduar për Festivalin e 72-të të Kanës, që do të fillojë më 14 maj, me Quentin Tarantino dhe Abdellatif Kechiche që i bashkohen listës së regjisorëve prestigjiozë që garojnë këtë vit bashkë me Pedro Almodovar, Ken Loach apo vëllezërit Dardenne.

Emocionet pushtuan Kanën të enjten për filmin “Once Upon a Time… in Hollywood” të Quentin Tarantino, me aktorë Leonardo DiCaprio dhe Brad Pitt.

Një prej filmave më të pritur për vitin 2019, që të rikthen në Los Anxhelosin e vitit 1969 nëpërmjet historisë së një ylli të televizionit dhe të kundërfigurës së tij.

Emri i regjisorit amerikan ka qenë në gojën e të gjithëve prej shumë muajsh, por i deleguari i përgjithshëm i Festivalit, Thierry Frémaux njoftoi të enjten se Tarantino dhe filmi i tij do të jenë pjesë e garës, 25 vite pas “Pulp Fiction”, që fitoi Palmën e Artë më 1994.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb