Krenar për ofertën e Milanit, por edhe që e refuzoi atë. Igli Tare ka konfirmuar për herë të parë zërat e merkatos që e afronin atë me klubin kuqezi sit ë përzgjedhurin e Paolo Maldinit dhe Zvonimir Boban për të marrë rolin e drejtorit sportiv.

E55bdf5f1d4de59ab19e7e9aac43a5de
E55bdf5f1d4de59ab19e7e9aac43a5de

“Nuk mendoj se refuzimi i ofertës së Milanit do të kushtëzojë karrierën time. Jam te Lazio pres 15 vjetësh dhe qëndrimi këtu ishte një zgjedhje zemre. Jam ndjerë i nderuar që Maldini dhe Boban patën interes për mua, kemi qenë kundërshtarë në fushë por edhe më pas si drejtues. Kam folur me të dy dhe kam kuptuar që Milani është jeta e tyre. E pranuan refuzimin tim me shumë respekt, e dinin që për mua do të ishte shumë e vështirë ta hidhja atë hap”, ka thënë Igli Tare, që më pas ka folur si drejtor sportiv i Lacios, duke prekur temën më të nxehtë të merkatos dhe që lidhet me një atë që është “goditja” më e madhe e karrierës së tij dhe që mban emrin e Sergei Milinkovic-Savic.

Whatsapp Image 2018 04 29 At 22.57.21
Whatsapp Image 2018 04 29 At 22.57.21

Mesfushori serb kërkohet nga shumë skuadra të mëdha të Europës, por Tare është në pritje të ofertës së duhur. “Është e vështirë t’I përgjigjesh pyetjes nëse qëndron apo jo. Vetëm pak muaj më parë rinovoi kontratën. Por, nëse vjen ndonjë ofertë e parezistueshme, mund të merret në konsideratë”, është shprehur ish-sulmuesi i kombëtares shqiptare.
(balkanweb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: