Milani pret sot përgjigjen përfundimtare të Igli Tares, drejtorit sportiv të Lacios, të cilin klubi kuqezi e ka joshur ditët e fundit për t’i besuar postin e lënë bosh pas dorëheqjes së brazilianit Leonardo, i cili në vitin e drejtimit të tij nuk arriti të ndërtonte një ekip në gjendje për të arritur zonën Champions.

Sipas asaj që raporton “Sportmedisaet”, problemi i madh i Milanit aktualisht quhet Klaudio Lotito, me presidentin e Lacios që nuk ka ndërmend të heqë dorë nga drejtori i tij. Lotito është gati t’i ofrojë ish-kapitenit të Kombëtares së Shqipërisë një zgjatje të kontratës dhe rritje të ndjeshme të pagës. Gjithsesi, Tare ende nuk e ka ndarë mendjen se çfarë do të bëjë, teksa sot priten zhvillime të reja.

(Balkanweb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: