Igli Tare nuk e ka ndërmend të ndalet duke transferuar futbollistë shqiptarë te Lacio. Që prej ardhjes së tij në klub, drejtori sportiv i Lacios ka transferuar Thomas Strakoshën, Etrit Berishën e Lorik Canën, ndërsa numri i tyre pritet të rritet në verë. Sipas mediave italiane, Abrashi është objektivi kryesor i skuadrës nga kryeqyteti italian dhe oferta në drejtim të tij do të shkojë shumë shpejt. Lacio kishte provuar edhe më parë për transferimin e mesfushorit fantastik, mirëpo kontrata e tij me Grasshopersin ia pamundësoi kalimin në ‘Olimpico’.

Përpos Lacios që e dëshiron mesfushorin 24-vjeçar, ai po kërkohet edhe nga Verder Bremei, Xhenoa dhe Torino. Abrashi është një nga elementët bazë të mesfushës së italianit Xhani De Biazi në kombëtaren e Shqipërisë ku vlerësohet për luftën e fortë sportive që bën në fushë.

(d.d/j.s/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb