Pak ditë më parë drejtori sportiv i Lazio-s, Igli Tare, thumboi indirekt klubin e Interit pasi nuk i përmendi në emër. Shqiptari deklaroi ‘se dikush është përpjekur të luajë jo pastër me çështjen e De Vrij’.

Futbollisti i Lazio-s do të luajë ndeshjen e fundit me klubin kryeqytetas të dielën pikërisht ndaj Interit, klubit që ka depozituar kontratën për kalimin e tij në Milano sezonin e ardhsëm.

Për këtë arsye tifozët e Lazio-s kanë ngritur dyshime për prezencën e tij në përballjen me zikaltërit që do të përcaktojë se kush nga këto dy skuadra do të presë biletën e fundit për një vend në “Champions” sezonin e ardhshëm.

Por deklaratave të Tares u kanë dhënë një përgjigje homologu i tij te Interi, Ausilio. Në një intervistë të fundit për mediat italiane ai është shprehur:

“Akuzat e Tares për De Vrij? Ai mund të flasë çfarë mendon, por nëse fjalët e tij i adresohen klubit zikaltër, atëherë mund të them se nuk kemi bërë asgjë gabim. Pavarësisht situatës aktuale që është te Lazio për aktivizimin e këtij mbrojtësi, mund të them se kjo nuk çështje nuk më intereson dhe nuk mendoj për të.”

(e.k/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb