KUKES

Kryeministri Edi Rama, i shoqëruar nga Ministri i Infrastrukturës Damian Gjiknuri ka inspektuar punimet për ndërtimin e urave në Rrugën e Kombit, teksa foli edhe për tarifën në Rrugën e Kombit.

Rama tha se me vendosjen e tarifës në Rrugën e Kombit duhet të sigurohet siguria dhe mirëmbajtja  e saj nga ana e kompanisë.

U propagandua që u bënë  gjëra që nuk u bënë. Këtu ishte si gryka e shishes që krijoheshin aksidente. Ne tashmë paralelisht me investimet do kemi të gjithë sistemin e  sigurisë nga pagesa e rrugës.

Këtu nuk ka asnjë ndjenjë pakënaqësie, por ka mirëkuptim, të gjithë kontribuojnë. Këtij kontributi qeveria dhe kompania t’i përgjigjet me shërbim perfekt në të gjithë autostradën. Kryesorja është që të mbarojnë veprat e mëdha”- tha Rama.

(d.d/BalkanWeb)

 

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb