Pas vendimit të Urdhrit të Stomatologut për rritjen e çmimeve për shërbimet dentare, vjen një reagim nga deputeti i PD-së Tritan Shehu.

Përmes një postimi në ‘Facebook’ Shehu tha se kjo tregon dështimin e politikave sociale të Rilindjes dhe atë çka ai e quan iluzionit të shëndetësisë falas. Mes të tjerash demokrati thekson se shteti duhet të ndërhyjë për të krijuar mbulesat financiare të qytetarëve edhe për stomatologjinë.

REAGIMI I SHEHUT

 

Vendimet e Urdhrit per rritjen rreth dy here te çmimeve per procedurat dentare nëpërmjet pagesave direkte te qytetareve, flet per dështim te plote te politikave sociale te Rilindjes dhe te iluzionit “shendetesi falas”, per “futje duarsh” ne xhepat e qytetareve.
Stomatologjia eshte pjese perberese e sistemit tone shendetesor, per te cilen nuk ekziston mbulese financiare apo sociale.
Kete problem madhor une e kam ngritur disa here dhe eshte nje nga pikat e rendesishme te programit tone shendetesor.
Edhe mbulesa nga buxheti i urgjences stomatologjike si dhe i parandalimit, te deturueshme keto nga ligji,jane shume larg relitetit dhe te veshura me shume dyshime korruptive ne aplikim.
Ndersa persa i perket nje vendimi te njeanshem te Urdherit per kete rritje cmimesh, ai nuk mud te jete i tille edhe nqs nga ana finaciare mund te jete i justifikuar.
Ketu do te duhej nderhyrja e menjehereshme e shtetit, per te krjuar mbulesat financiare te qytetareve edhe per stomatologjine.
Kjo qe po ndodh me stomatologjine sot ishte e “paralajmeruar”, por e pa perfillur nga Qeveria ne politikat e saj, qe e kane katandisur sistemin tone shendetesor ne nje varferi te thelle “Afrikano Qendrore”, duke varferuar me tej qyetaret.
(ed.me/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb