Presidenti Donald Trump po e shtyn me të paktën një muaj tjetër afatin për zbatimin e tarifave të reja ndaj importeve të aluminit dhe çelikut nga Bashkimi Europian, Kandaja dhe Meksika.


Afati për heqjen e tarifave që do të vendosen ndaj vendeve si Kina, Japonia, dhe Rusia duhej të përfundonte sot.


Por Shtëpia e Bardhë tha se po u jep negociatorëve 30 ditë të tjera për të diskutuar për marrëveshjen.


Komisioni Europian e kritikoi këtë veprim përmes një deklarate, duke thënë se Bashkimi Europian ka qenë i gatshëm të diskutojë për çështjen dhe se “nuk pranon të negociojë nën presionin e kërcënimeve”.

Trump i ka cilësuar tarifat e reja si një çështje të sigurisë kombëtare, pasi mbiprodhimi nga disa vende i bën eksportet amerikane më të kushtueshme dhe më pak të dëshiruara në tregjet globale.

Shtëpia e Badrhë mbrëmë njoftoi arritjen e një marrëveshjeje përfundimtare për përjashtimin nga tarifat të eksporteve të çelikut nga Koreja e Jugut, ndërsa arriti një marrëveshje në princip me Argjentinën, Australinë dhe Brazilin, shkruan voa.

Trump vendosi në muajin mars një taksë prej 25 qindsh ndaj importeve të çelikut dhe 10 për qind ndaj atyre të aluminit ndaj Kinës, Rusisë dhe Japonisë, me argumentin se ato janë të nevojshme për t’i dhënë fund konkurrencës së padrejtë.