Sonte në emisionin “Open” në News 24, të moderuar nga Eni Vasili, me temë “Kaos dhe pasiguri pas tarifave të Trump”, Selami Xhepa, ekspert i ekonomisë, ishte kundër tarifave dhe sipas tij, do ta vuajë konsumatori.

“Jam kundër kësaj lufte të paprecedente. I vetmi precedent në epokën moderne, që prodhoi përplasje dhe menjëherë humbje. Këto tarifa çbëjnë gjithë sistemin ekonomisë.

Deri tani sistemi tregtar ishte i bazuar në rregulla. Në thelb është përpjeke për të ndërtuar një sistem të ri. Tashmë organizata e tregtisë del jashtë loje. Në gjykimin tim është politikë, nuk është ekonomi.

Sot bota ka ecur shumë, Amerika përmend defiçititin dhe jo sufiçitin. Po ngrihen mure tarifore, por ka rreziqe. Amerika të prodhojë vetë, është model alogjik, nuk mundet. Hapja ekonomike ishte thelbi i prosperitetit. Konsumatori do paguajë faturën në gjithë këtë luftë tregtare.”

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb