Sonte në emisionin “Open” nga Eni Vasili në News24, me temë “Kaos dhe pasiguri pas tarifave të Trump”, Gjergj Bojaxhiu, ekspert i ekonomisë, u shpreh se do të ketë pasiguri të biznesve në mbarë botën

“Amerika po luan rolin e viktimës, dikur ishte ndryshe, vendet kolonizatorët shfrytëzonin vendet e ndryshme, edhe SHBA e ka bërë këtë, por në forma më të buta.

Tani, pas tarifave, pasoja e parë është pasiguria e biznesve. Asnjë biznes i konsoliduar nuk do të investojë në Amerikë, asnjë nuk shkon. Fjala vjen, një kompani me 200 milionë dollarë nuk do të rrezikonte me këto tarifa.

E dyta, një kompani nuk bën investime madhore me këtë president. Nuk ka siguri me këtë model që po ndërtohet aktualisht dhe që nuk dihet sa mund të zgjasë. Konsumatorët do të shtrëngohet, ekonomia do ngadalësohet. Ka rrezik recencioni, Amerika e para dhe të tjerat më pas.”

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb