Kanadaja do të hakmerret kundër tarifave të reja të Presidentit Donald Trump me taksa 25% për një sërë importesh amerikane, deklaroi  të shtunën kryeministri Justin Trudeau duke paralajmëruar amerikanët se veprimet e Trump do të kishin pasoja reale për ta.

Njoftimi i Trudeau erdhi vetëm disa orë pasi Trump urdhëroi tarifa 25% për importet kanadeze dhe meksikane dhe 10% për mallrat nga Kina, duke rrezikuar një luftë tregtare që ekonomistët thonë se mund të ngadalësojë rritjen globale dhe të rindez inflacionin.

Sipas tij, javët e ardhshme do të jenë të vështira për kanadezët por se edhe amerikanët do të vuajnë nga veprimet e Trump.

“Tarifat kundër Kanadasë do të vënë në rrezik punët tuaja, duke mbyllur potencialisht fabrikat amerikane të montimit të automjeteve dhe objektet e tjera prodhuese”, theksoi ai  duke iu drejtuar qytetarëve amerikanë gjatë një konference për shtyp.

Udhëheqësi kanadez njoftoi  se tarifat do të përfshijnë birrën amerikane, verën si dhe frutat dhe lëngjet e frutave .

Kanadaja do të synonte gjithashtu mallra duke përfshirë veshje, pajisje sportive dhe pajisje shtëpiake.

(BalkanWeb)

 

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb