Presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen ka zhvilluar një bisedë telefonike me kryeministrin e Britanisë së Madhe, Keir Starmer.
Lajmi konfirmohet nga vetë von der Leyen, e cila përmes një postimi në platformën “X”, shkruan se diskutimet e dy zyrtarëve lidheshin me tarifat e vendosura nga administrata amerikane dhe ndikimi i tyre në ekonominë globale.
Thelb i diskutimit gjithashtu ishte dhe siguria e mbrojtja. Sakaq, theks të veçantë i vendosën dhe samitit të ardhshëm Bashkimi Evropian-Mbretëria e Bashkuar.
Just spoke with @Keir_Starmer and shared my concern over the impact of the US tariffs on the global economy.
We also discussed security & defence and the upcoming EU-UK Summit.
Read-out ↓
— Ursula von der Leyen (@vonderleyen) April 6, 2025
Ky samit do të mbahet më 19 maj 2025.
Komisioni Evropian ka publikuar një njoftim lidhur me komunikimin midis Ursula von der Leyen dhe Keir Starmer, në të cilën shprehet shqëtësimi i tarifave nga ana e presidentes, si dhe konfirmoi takimin midis dy zyratrëve më 24 prill, me rastin e Samitit Ndërkombëtar për të Ardhmen e Sigurisë Energjetike në Lancaster House.
Presidentja gjithashtu përsëriti angazhimin e fortë të BE-së për të punuar ngushtë me Mbretërinë e Bashkuar për sigurinë dhe mbrojtjen, si dhe mbështetjen e përbashkët dhe të qëndrueshme për Ukrainën. Ajo shprehu shqetësimin për ngecjen e përpjekjeve për paqe nga Rusia.
Ata diskutuan përgatitjet për samitin e ardhshëm BE-Mbretëria e Bashkuar, i cili do të ofrojë një mundësi të rëndësishme për të forcuar bashkëpunimin BE-Mbretëria e Bashkuar në fusha kyçe duke përfshirë sigurinë dhe mbrojtjen, tregtinë dhe ekonominë.
Presidentja konfirmoi se do të takohet me kryeministrin në Londër më 24 prill, me rastin e Samitit Ndërkombëtar për të Ardhmen e Sigurisë Energjetike në Lancaster House.
(BalkanWeb)