TIRANË

Pas nisjes së vitit  të ri, klinikat dentare në vend janë të detyruara që të bazohen në listën e re me çmimet dysheme për shërbimet bazë që ofrojnë, kjo të paktën sipas Urdhrit të Stomatologëve.

Nëse një mbushje dhëmbi para 1 janarit kushtonte 2 mijë lekë të reja, pas Urdhrit të Stomatologëve ajo do të kushtojë 4 mijë lekë të reja.

Por ky vendim i Urdhrit të Stomatologëve ka hasur në kundërshti të Ministrisë së Shëndetësisë. Ajo është shprehur kundër vendimit të tarifave dysheme për shërbimet dentare. Burime i thanë “BalkanWeb”  se vendimi i Urdhrit të Stomatologëve është i paaplikueshëm sepse nuk është tagër  i këtij institucioni.

Pavarësisht vendimit të urdhrit për rritjen e çmimeve dysheme të shërbimeve bazë dentare, kjo nismë nuk mund të aplikohet pasi i mungojnë kompetencat vendimmarrëse.

(n.m/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb