Bashkimi Europian duhet të qëndrojë i bashkuar përballë kërcënimeve proteksioniste të Donald Trump dhe duhet të zhvillojë negociata me Uashingtonin vetëm nëse ato hiqen, deklaroi sot Ministria franceze e Ekonomisë dhe Financave.

Ky reagim vjen një ditë pas deklaratave të Angela Merkel ku shprehej e gatshme të mendonte një ulje të përgjithshme të taksave mbi automjetet.

“Pozicioni jonë në parim vazhdon të mbetet se jemi gati të zhvillojmë bisedime me SHBA-në, por vetëm kur kërcënimet të hiqen”, theksoi një burim nga ministria, shkruan atsh.

“BE-ja duhet të mbajë një pozicion të bashkuar përballë SHBA-së, kjo është ajo që na jep forcë. Çdo pozicionim i ri duhet të pranohet nga të gjitha vendet”, sipas të njëjtave burime

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: