Recete nga znj Eneida
Përbërësit

Për brumin e tartës:

100 gr gjalpë
200 gr miell
1 lugë pluhur pjekës
1 vezë
1 lugë kos
3 lugë sheqer pluhur

Për mbushjen:

50 gr gjalpë
50 gr sheqer kaf
5 dardhë
4-5 lugë lajthi
Kanellë

Përgatitja

Përgatisim brumin e tartës duke shkriftuar me duar gjalpin me miellin. Shtojmë vezën, sheqerin, pluhurin pjekës dhe kosin dhe e ngjeshim.
E lëmë të pushojë. Në një tigan shtojmë gjalpin, sheqerin dhe dardhët e prera më katërsh. I gatuajmë për 10 minuta sa të karamelizohet sheqeri dhe shtojmë lajthitë si dhe kanellën.
Brumin e hapim në një petë dhe e vendosim mbi dardhët. E pjekim në furrë me 170 gradë për 30 minuta me furrë të parangrohur.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: