NGA ZONJA VJOLLCA*

1 pako petë sfoljatë
250 gr rikota ose ajkë
4 kokrra vezë
5 lugë gjelle mjaltë
1 pako sheqer vanilje
3-4 banane
Lëngu i ½ limon
Kanellë

Fillimisht vendosim petën sfoljatë në një tepsi dhe ngremë anët e petës rreth tavës 3 cm. Presim bananet në feta dhe më pas i lyejmë me lëng limoni.

Në një tas trazojmë rikotën ose ajkën me 3 lugë mjaltë, 4 kokrra vezë, kanellë dhe sheqer vanilje. I trazojmë të gjithë këta përbërës mirë dhe më pas kremin e përgatitur e vendosim mbi petën sfoljatë duke e niveluar mirë. E vendosim tavën në furrë në temperaturën 180 gradë Celsius për 20-25 minuta. Pas këtij minutazhi e nxjerrim tavën nga furra dhe mbulojmë të gjithë sipërfaqen me fetat e bananes. I spërkasim bananet me pak mjaltë dhe e vendosim përsëri tartën në furrë dhe për 10 minuta të tjera.

(d.b/Vila24/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: