Nga: ZONJA VJOLLCA
1 petë sfoljatë
600 gr kunguj të njomë
2 speca me ngjyrë
120 gr proshutë e tymosur
1 filxhan çaji salcë kosi
4 kokrra vezë
125 gr djath pice
Kripë
Piper i zi

Lajmë dhe pastrojmë mirë kungujt, i presim ato horizontalisht dhe me ndihmën e një luge i pastrojmë ato nga farat dhe më pas i presim në feta të holla. I kalojmë kungujt në ujë të vluar për 3-4 minuta, më i pas i kullojmë dhe i lemë mënjanë.
Presim specin e kuq dhe specin e verdhë në kubikë të vegjël.
Në një tas përziejmë vezët me salcën e kosit. Shtojmë kripë dhe piper dhe e përziejmë mirë derisa të formohet një salcë homogjene.
Hapim petën sfoljatë në një tavë. Mbi petën sfoljatë vendosim njëra pas tjetrës fetat e kungullit duke mbuluar të gjithë sipërfaqen. Mbi kungullin e njomë vendosim feta proshute dhe mbi proshutë shpërndajmë specat në kubikë. Vendosim mbi speca përsëri feta proshute dhe djathë pice dhe në fund vendosim një shtresë me salcën e kosit me vezë. E vendosim tavën në furrën e parangrohur në temperaturën 200 gradë Celsius për 25-30 minuta.
(er.nu/vila24/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: