Nga: ZONJA VJOLLCA*
TARTE ME MISH PULE DHE SPECA

Për brumin:
300 gr miell
100 ml vaj
100 ml kos
Pluhur pjekës
Sodë
Kripë

Për mbushjen:
400 gr mish pule
2-3 speca
1-2 kokrra vezë
150 ml ajkë
50 gr djathë pice
Arrë moskat
Kripë
Piper i zi
Spec i kuq djegës

Fillimisht zëmë brumin me miell, pluhur pjekës, kripë, pak sodë buke, vaj dhe kos. E lëmë brumin të pushojë për 30 minuta.
Ndërkohë fillojmë me përgatitjen e mbushjes. Vendosim mishin e pulës të ziejë në ujë me kripë. Në një tas trazojmë vezën me ajkën dhe djathin e picës.
Hapim brumin në tavën e pjekjes, më pas shtrojmë mishin e pulës të prerë në fije, specat të prerë në shirita të vegjël, kripë, piper, pak spec të kuq djegës dhe arrë moskat. Në fund e mbulojmë të gjithë sipërfaqen me masën e përgatitur me vezë, ajkë dhe kos. E vendosim tartën në furrë në temperaturën 200 gradë Celsius për 25-30 minuta.
(er.nu/vila24/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: