Nga Zonja Katerina
Përbërësit

6-7 mollë jeshile, 1 ½ gotë sheqer, 700 gr miell, 250 gr gjalpë, Kanellë.

Përgatitja

Presim mollët në kubikë. Në një tenxhere hedhim gjysmën e sasisë së sheqerit dhe mollët dhe i lemë të zbuten e të karamelizohen.

Në një enë hedhim miellin, sheqerin dhe gjalpin të prerë në kubikë dhe e punojmë mirë brumin e tartës derisa të lidhet.

Marrim një tavë tarte dhe vendosim një shtresë me mollë pudrosur me kanellë. Mbi mollët vendosim brumin e përgatitur. E vendosim tartën me mollë të piqet në furrën e parangrohur në temperaturën 200 gradë Celsius për 20-25 minuta.

(da.xha/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb