Aban Meha është një lojtar i skuadrës së Al Nasr në Arabinë Saudite.

Futbollisti që sezonin e fundit e mbylli me turqit e Koyaspor tashmë ka firmosur një kontrat 2 vjecare.

Menaxheri shqiptar i mirënjohur në Gjirin Persik, Ilir Halili ka mundësuar këtë transferim.

Nuk bëhen të ditura detaje financiare por pas aludimeve të shumta të mediave turke dhe më pas atyre shqiptare, tashmë ka ardhur edhe zyrtarizimi.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb