Mesfushori i Chelseat, Cesc Fabregas ka thënë se trajneri i tij, Jose Mourinho, kërkon nga skuadra që të luhet futboll atraktiv, duke rënë në kontradiktë me deklaratat e tij të mëparshme ndërsa ishte lojtar i Barcelonës, ku thoshte se Mourinho luan vetëm në mbrojtje. Mesfushori spanjoll po kalon formën më të mirë në karrierën e tij, që prej kohës që u transferua nga Barcelona tek Chelsea gjatë afatit kalimtar veror.

Gjatë një interviste për ‘El Pais’, Fabregas e ka krahasuar Mourinhon me ish-trajnerin e tij, Pep Guardiolan, duke thënë se ata janë shumë të njëjtë. “Unë mendoj se ata kanë një gjë të përbashkët: të dy janë fitues. Që të dy e urrejnë humbjen. Ata janë më të ngjashëm se sa mendojnë njerëzit”, tha fillimisht spanjolli, para se ta lavdëronte Mourinhon.

“Mourinho po kërkon nga ne që të luajmë futboll atraktiv. Kjo skuadër e Chelseat nuk luan për t’u mbrojtur, ne luajmë për të sulmuar dhe për ta mbajtur topin”, ka thënë Fabregas, i cili si duket i ka harruar deklaratat e tij të para disa viteve, kur thoshte se Mourinho po e shkatërron futbollin e bukur.

(os.de/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: